Aksident në Lezhë-Laç, 4 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

12/06/2015 00:00

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur gjatë orëve të vona të së enjtes në rrugor Lezhë-Laç, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Mësohet se dy prej personave të plagosur, të cilët po udhëtonin me një motoçikletë, janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë.

Rrethanat e aksidentit janë të paqarta, ndërsa policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Top Channel