Nis Kupa e Amerikës, vendasit e Kilit fitojnë 2-0 ndaj Ekuadorit

12/06/2015 00:00

Kili e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Kupën e Amerikës, e cila zhvillohet në vendin e tyre, duke mposhtur 2-0 Ekuadorin.

Lojtari i Juvetusit, Arturo Vidal ishte autori i golit të parë të ndeshjes, por edhe i këtij kompeticioni. Ai ktheu në gol një 11-metërsh të dyshimtë në minutën e 67.

Më pas, vendasit u munduan më shumë të mbroheshin për të ruajtur rezultatin dhe me anë të kundërsulmit të shpejtë, me Sanchez dhe Vargas tentonin kundërsulmin.

Në minutën e 84-t të ndeshjes, Ekuadori rrezikoi seriozisht portën e vendasve, duke goditur shtyllën, por me një kundërsulm të menjëhershëm vendasit gjetën edhe golin e dytë, duke vulosur ndeshjen.

Sanchez u shkëput nga krahu i majtë i mesit të fushës dhe më pas lëshoi një asist për Vargas, i cili mposhti portierin mik për të dytën herë në këtë takim. Për t’u shënuar ishte edhe një karton i kuq në minutën e tretë të shtesës për lojtarin e Kilit, Fernandez.

Top Channel