Leonardo DiCaprio prezanton të dashurën

12/06/2015 00:00

Vetëm një javë më parë, ai u përfol për një marrëdhënie me modelen Kelly Rohrbach pasi u fotografuan në një festë shumë pranë njëri-tjetrit dhe Leonardo DiCaprio nuk ka nguruar aspak ta bëjë marrëdhënien e tij publike.

40-vjeçari është fotografuar me modelen 24-vjeçare rrugëve të New York-ut duke u puthur teksa të dy po bënin xhiro me biçikleta.

Duket se aktori ka një tërheqje të veçantë për biondet dhe kryesisht për modelet, siç mund të përmendim Gisele Bundchen, Bar Refaeli, Erin Heatherton si dhe Toni Garrn.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel