Durrës, PD denoncon dhunën ndaj kreut të grup-seksionit në lagjen 10

12/06/2015 00:00

Partia Demokratike ka denoncuar dhunimin e kryetarit të grup-seksionit të lagjes 10 në qytetin e Durrësit.

Neritan Stari, ish-kryetar i Policisë Ndërtimore në Durrës, ka qenë në zyrën elektorale kur është provokuar dhe më pas goditur nga dy persona, të cilët sipas kryetarit të degës, Osman Stafa, janë njerëz të stafit të kandidatit Vangjush Dako.
 
Incidenti është denoncuar në Policinë e Durrësit dhe pranë përfaqësuesve të OSBE/ODIHR-it që po monitorojnë procesin zgjedhor.

Top Channel