Cara: Do të jemi mburojë ligjore për kavajasit

12/06/2015 00:00

Kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Engjëll Cara, u ndal në një takim me banorët e fshatit Kryemëdhenj, të komunës Golem, ku u zotua para banorëve që ai do të jetë për ta një mburojë ligjore dhe njerëzore.

“Kjo është një zonë, e cila është urbanizuar tashmë. Ka objekte që janë ndërtuar dhe akoma vazhdojnë të ndërtohen, por ne do të bëjmë kujdes që askush të mos veprojë në mënyrë selektive për të prishur ndërtimet që janë gjaku dhe djersa e këtyre banorëve. Ne do jemi mburojë ligjore dhe mburojë njerëzore”, premtoi Cara.

Top Channel