Duma: Objektivi im, çdo familje të ketë të paktën një të punësuar

12/06/2015 00:00

Objektivi i kandidates demokrate për bashkinë e Durrësit, Grida Duma është që çdo familje të ketë të paktën një të punësuar. Gjatë takimit me banorët e lagjes nr. 11, znj. Duma prezantoi projektin e saj për hapjen e 15 mijë vendeve të punës.

“Kam thënë që premtimi i parë është 15 mijë vende pune duke thënë që sot që programet e zhvillimit dhe gjitha format e investimit do na çojnë drejt punësimit, që çdo familje e bashkisë së Durrësit të ketë të paktën një të punësuar”, tha Duma.

Kandidatja e djathtë foli mbi programin e saj për rivitalizimin e lagjeve me gjelbërim dhe të gjithë standardin e duhur.

“Në një vit e 8 muaj do të mbarojmë të gjithë sistemin e kanalizimeve, do ndajmë ujërat e zeza nga ujërat e bardha dhe do mbyllim 3 kanalet që sot janë gangrenë dhe një situatë infeksioni dhe sëmundjesh. Në një vit e 8 muaj ne do të mbarojmë me gangrenën që ka mbi 20 vjet që vazhdon. Në çdo lagje do kthejmë standardin e lagjes tip ku mes pallateve nëse është nga 500 në 800 metra katrorë ne do të kemi minimalisht 400 metra katrorë gjelbërim pa u frikësuar fare si do ta bësh këtë se nuk ka njeri që nuk e di që një metër katrorë beton apo pllakë është 7 fishi i një metri katrori gjelbërim dhe bar. Pa u shqetësuar se si do të bëjmë ne që në çdo lagje të ketë një minipark lojërash ku të ketë një shilarëse siç kanë qënë në situatat e qyteteve normale me stola ku të kemi mundësinë të kemi edhe ndriçimin e përhershëm. Çdo rrugicë e bashkisë së Durrësit do jetë e ndriçuar”, tha Duma.

Top Channel