Frrokaj: Lezhjanëve do t’u kthejmë hapësirat
12/06/2015 00:00
Kandidati demokrat për Bashkinë e Lezhës, Fran Frrokaj, është ndalur në bashkëbisedimet e tij me çdo banor në lagjet “Besëlidhja” dhe “Gurra”.
Frrokaj ka deklaruar se do t’i japë fund bunkerizimit me ndërtime pa kriter duke rikthyer sërish hapësirat që u takojnë qytetarëve.
Me banorët e lagjes Gurra, Frrokaj ka deklaruar se kryetari i bashkisë duhet të përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe zgjidhjen e problemeve që sipas tij në këtë lagje janë më të shumta se kudo.
Top Channel