Bella Hadid, pushime me Stark

12/06/2015 00:00

Pas ishte shumë e zënë duke pozuar për revistën “Glamour”, Bella Hadid i ka dhënë vetes pushime, duke kaluar pak kohë në Turks dhe Caicos. 18-vjeçarja ka postuar në Instagram fotot e saj me bikini me ngjyrë ari.

Në fotot që ka postuar Hadid, duket shumë seksi dhe në shoqëri me këngëtaren Jesse jo Stark. Fillimisht ajo kishte psotuar një foto ku ishte e vetme në ujë, duke shkruar se mikja e saj e kishte kapur në një moment lumturie.

Ndërsa, një tjetër foto, Hadid shihet e shtrirë në këmbët e e Jesse duke shkruar: “prit, çfarë????”. 18-vjeçarja është vlerësuar si një yll në ngritje nga revistat e modës.

Në një intervistë me “Glamour”, Bella kishte thënë se gëzon mbështetje të madhe nga motra e saj më e madhe, 20-vjeçarja Gigi, si dhe e ëma Yolanda Foster.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel