Kakavijë, policia sekuestron 20 kg kanabis

12/06/2015 00:00

Policia Kufitare e Kakavijës godet një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë nga policia kufitare të automjetit me drejtues shtetasin Vangjel Kananaj, 55 vjeç nga Fieri, në dyshemenë e karrocës së lidhur pas automjetit kanë konstatuar dhe zbuluar 18 pako, rreth 20 kg lëndë narkotike Canabis Sativa.

Është arrestuar në flagrancë ky shtetas për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Lënda narkotike, automjeti dhe karroca u sekuestrua në cilesinë e provës materiale.

Top Channel