Shijak, grabitet banka e nivelit të dytë. Autori merr 100 mijë lekë

12/06/2015 00:00

Një bankë e nivelit të dytë është grabitur në mesditë. Ngjarja ka ndodhur në Shijak, dhe sipas informacioneve paraprake, ka qenë një person i maskuar që ka marr një sasi parash.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije, se ai ka mundur të marrë një sasi prej 100 mijë lekësh, ndërsa thekson se nuk ka dëme në njerëz.

“Autori është rreth 170 cm gjatë, i veshur me bluzë ngjyrë të kuqe, pantallona xhinse dhe është larguar në këmbë”, thotë policia.

Aktualisht vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel