Gjergji Mero: Do të nxisim poçarinë në Korçë

12/06/2015 00:00

Kandidati i djathtë për Bashkinë e Korçës, Gjergj Mero, vizitoi punishten më të njohur dhe të vetme të poçarisë dhe punimit të terakotës në Korçë, por dhe në Shqipëri.

Ai e cilësoi si një vlerë të rrallë vazhdimin e kësaj tradite shekullore në Korçë.

“Do të mbështes çdo nismë për krijimin e ndërmarrjeve të reja dhe për mbështetjen e atyre që janë në qytet”, tha Mero.

Top Channel