Miratohet ligji në Kuvend, Lame: Përfitojnë 50 mijë familje; amnisti për veprën penale

12/06/2015 00:00

ALUIZNI çel për herë të dytë procesin e vetëdeklarimit për qytetarët që kanë ndërtuar pa leje pas vitit 2009 dhe nuk e kanë kryer atë.

Miratimi në Parlament i shtesës në Ligjin e Legalizimeve një ditë më parë, hap mundësinë e legalizimit për rreth 50 mijë objekte të mbetura pezull, për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, që e konsideronte vepër penale ndërtimin pa leje.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ndërtuar në truall me pronar apo në truall shtet, midis datave janar 2009 deri në qershor 2014, të paraqiten me qetësi në sportelet tona që, nëse nuk e kanë bërë vetëdeklarimin ende, ta kryejnë atë…pasi shumë e kanë bërë, sepse nuk bënin dot ndarjen, por ishim ne që nuk vepronim dot”, tha Lame.

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame thotë se javën që vjen pritet dhe miratimi në Parlament i projektligjit për amnistimin e këtyre ndërtimeve.

Top Channel