Programi i Veliajt për fshatin. Shpalos platformën në fshatrat e komunës Bërzhitë

12/06/2015 00:00

Nga Bërzhita, kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, shpalosi programin e tij për këtë zonë, e cila sipas tij, ka mungesa të shumta në transportin publik dhe në infrastrukturë.

“Mbulimi i Bërzhitës me linja transporti publik; Rikonstruktojmë digën e Skurranës për të furnizuar me ujë për vaditje fshatrat Ibë e Poshtme, Pëllumbas, Dobresh dhe Bërzhitë; Pastrimi i kanaleve vaditëse në Kllojkë dhe Pëllumbas; Përfundimi i ujësjellësit në Ibë të Sipërme dhe në Dobresh; Përfundimi i rrugës Pashkashesh-Kllojkë; Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare Mihajas; Ndërtimi i një Qendre Shëndetësore në Mihajas; Hapja e rrugës 3.5 km që lidh fshatrat Mihajas-Lugë-Shalqizë-Kus me rrugën nacionale”, tha Veliaj.

E në fund, Veliaj duke kërkuar mbështetjen më 21 qershor, theksoi se me këtë votë, Tirana dhe të gjitha njësitë shkojnë në drejtimin e duhur.

“Në datën 21 Qershor, ne votojmë për një kryetar bashkie që i rri punës te koka”, tha Veliaj.

Top Channel