Dhuron një fustan nusërie, shkruan edhe një letër

12/06/2015 00:00

Një dyqan bamirësie në Angli mori një fustan nusërie në fillim të këtij muaji, ku bashkë me të ishte shkruar edhe një letër prekëse. Personi që kishte dhënë këtë fustan, uronte blerësen të kishte një jetë të lumtur, njëjtë siç kishte pasur edhe ai me bashkëshorten.

“Uroj që kushdo grua që do ta veshë këtë fustan, të kalojë 56 vite të lumtura me atë që do, ashtu siç i kalova unë. Isha një njeri me fat që u martova me zonjën time”, kishte shkruar personi në letër.

Identiteti i këtij personi është zbuluar mëngjesin e së enjtes, por nuk është bërë publik. Ndërkohë, letra që u postua në Facebook bashkë me fustanin, në mënyrë që të gjendej se kujt i përkiste, shkaktoi një reagim të madh.

Shumë persona kanë shkruar se nuk i kanë përmbajtur lotët kur e kanë lexuar letrën, ndërsa të tjerë thonin se kjo ishte dëshmi e një dashurie të madhe.

Fustani i stilit ti vitit 1950 ishte në gjendje shumë të mirë, ndërsa është në shitje në eBay, dhe gjitha të ardhurat do të shkojnë për fondin e bamirësisë në Leeds.

Top Channel