Ambasada e SHBA-së: Nëse nuk voton, nuk ke fuqi. Voto!

12/06/2015 00:00

Ambasada amerikane u ka bërë apel shqiptarëve që të votojnë më 21 Qershor. Përmes një mesazhi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Ambasada shprehet se “nuk ke fuqi, nëse nuk voton”.

“Ti mund të protestosh. Mund të mbështesësh partinë tënde. Mund të jesh dakord ose jo me një vendim të liderëve apo partisë tënde. Por nëse nuk voton, nuk ke fuqi. Bëhu i rëndësishëm. Voto!”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Top Channel