Sejdini: Sfida jonë është punësimi. Do zgjidhim çështjen e ndotjes

12/06/2015 00:00

Në vijim të turit të tij elektoral, kandidati Qazim Sejdini është ndalur me banorë të lagjes “ Skënderbej” të qytetit të Elbasanit.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të kësaj lagjeje, Sejdini edhe një herë ka përsëritur një nga sfidat e tij për këtë katër vjeçar që është punësimi.

“Kontrata ime dhe sfida me qeverinë dhe qytetarët është punësimi. A do të jem unë kryetar i bashkisë që do të arrijë në katër vjet të punësojë 10 mijë vetë? Unë them që po”, tha Qazim Sejdini, Kandidat i ASHE, Elbasan.

Top Channel