Vlorë, pranga për korrupsion shoferit të Gjykatës së Apelit; mori 20 mijë euro

12/06/2015 00:00

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për korrupsion pasiv. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është vënë në pranga shoferi i Gjykatës së Apelit, Robert Petoshati, në momentin që ishte duke marrë një sasi të madhe parash nga 44-vjeçari Gjolek Xhaferri.

Xhaferri i ka dhënë një sasi prej 20 mijë eurosh dhe 100 mijë lekë Petoshatit. Dyshohet se këto para do t’i jepeshin trupit gjykues për zgjidhjen e çështjes në favor të vëllait të Gjolek Xhaferrit. Ata janë arrestuar në flagrancë, në një lokal pranë Gjykatës së Apelit të Vlorës.

Top Channel