Ai ishte vetëm 8 vjeç, kur gabimisht hipi në një tren, që do t’ia ndryshonte rrjedhën e jetës. Një 37-vjeçar në Kinë është takuar me të ëmën, pas një ndarjeje që zgjati gati tri dekada.

Jian Ming kishte dalë për të luajtur dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi. Treni, në të cilin hipi, e dërgoi rreth 300 km larg shtëpisë dhe ai nuk diti të kthehej më. E ëma kishte njoftuar policinë, por çështja e tij mbeti e hapur për shumë vite, pa asnjë të dhënë.

Një familje e adoptoi 8-vjeçarin, i ndryshoi edhe emrin dhe e rritën me dashuri. Megjithëse rritej, ai nuk arrinte të harronte shtëpinë e tij të largët dhe emrin e nënës. Ai i kërkoi ndihmë policisë për të zgjidhur këtë mister dhe, më në fund, u ritakua me të ëmën tashmë 63-vjeçare.

* Ai është cilësuar si “njeriu me krahë të artë”. Xhejms Harrison ka shpëtuar më shumë se 2 milionë fëmijë më gjakun e tij “të veçantë”. Ai është një dhurues gjaku dhe historia e tij ka fituar vëmendjen e CNN, pak përpara Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut.

Harrison, i cili tani është 78 vjeç, ka filluar të dhurojë gjak që i ri, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, që i shpëtoi jetën përmes marrjes së 13 litrave gjak.

Në vitin 1967, sudiuesit australianë zbuluan se, në gjakun e tij gjendet një antitrup shumë i rrallë. Ai i ndihmon gratë shtatzëna me “Rh Negativ”, të cilat mbajnë në bark një foshnje me “Rh Pozitiv”.

Pavarësisht nga sasia e tepër e gjakut të dhuruar, Harrison ka ende frikë nga gjilpërat. “Nuk e kam parë gjilpërën asnjëherë të futet brenda krahut tim, shikoj gjetkë ose infermieren, por nuk arrij të shikoj gjakun”, ka thënë ai.

Top Channel