Marrëveshja tregtare SHBA-Azi pëson goditjen e parë, refuzohet në Dhomën e Përfaqësuesve

12/06/2015 00:00

Dhoma e Përfaqësuesve i ka dhënë një “goditje” këtë të mërkurë, edhe pse të përkohshme, Presidentit Barack Obama, i cili synonte të nënshkruante një marrëveshje për përforcim të marrëdhënieve me vendet e Azisë, kur refuzuan të miratonin një paketë ligjore, ndërkohë që miratuan një tjetër të rëndësishme për t’i dhënë fund paktit tregtar të grupit të shteteve të Paqësore.

Në një votim dramatik, demokratët, ashtu sikurse dhe republikanët dështuan të siguronin mbështetjen e nevojshme për të miratuar projektligjin, që do t’iu ofronte ndihmë punonjësve, të cilët humbasin vendet e tyre të punës për shkak të dhënies fund të marrëdhënieve tregtare të SHBA-ve me vende të tjera.

Projektligji në fjalë u refuzua me 302 vota kundër dhe vetëm 126 pro.

Menjëherë pas tij, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me diferencë të ngushtë një masë tjetër, e cila i jep Obamës autoritetin e “përshpejtimit” të negociatave për një marrëveshje tregtare me vendet përtej Paqësorit. Megjithatë, ky legjislacion duket se do të ngecë në Dhomë, për shkak të refuzimit që ka marrë Obama dhe kreu i Dhomës, John Boehner, gjatë votimit të parë.

Një ndihmës i republikanëve të Dhomës tha se udhëheqësit republikanë do të përpiqen sërish të martën të kalojnë projektligjin për ndihmë ndaj punonjësve, duke lejuar kështu që masat së bashku të mund të nënshkruhen nga Obama për t’u kthyer në ligj, edhe pse mundësitë për të ndodhur diçka e tillë janë ende të paqarta.

Partnerët tregtarë si Japonia kanë nxitur Kongresin amerikan të veprojnë në mënyrë që të ndihmojnë në përfundimin e marrëveshjes tregtare me vendet përtej Paqësorit, gjë që do të mbulonte rreth 40 për qind të ekonomisë botërore.

Top Channel