Nga modele ‘topless’ në një princeshë

13/06/2015 00:00

Ka raste të tilla të cilat vërtetojnë se jeta e njeriut mund të marrë një rrjedhë të papritur nga çasti në çast.

Ashtu sikurse Sofia Hellqvist, e cila deri para disa kohësh, ishte një modele ‘topless’ e mbushur me tatuazhe, ndërsa ditën e shtunë ajo do kurorëzohet si princesha e Suedisë. Ajo do të martohet me princin Carl Philip, në një ceremoni madhështore ku do të jenë të pranishëm edhe familje të tjera mbretërore nga Europa.

Çifti është njohur në një klub nate në Stokholm. Sipas burimeve, vajza me herët e kishte të pamundur përballimin e kostos së jetesës, ku i duhej të bënte dy punë njëkohësisht – atë si kameriere si edhe një modele të brendshmesh. Ndërsa tani, ajo është e veshur në mënyrë elegante dhe prej 2 vitesh merr pjesë në ceremoni me tapet të kuq për të shoqëruar princin suedez.

Mesa duket thashethemet për të kaluarën nuk i kanë vrarë aspak veshin trashëgimtarit të fronit, si edhe nuk i kanë ndikuar në ndjenjat për 30-vjeçaren bukuroshe, e cila shpesh ka qenë pjese e skandaleve mediatike.

Por mesa duket dashuria është e verbër!

Top Channel