Nicki Minaj shpërthen ndaj ish të dashurit

13/06/2015 00:00

Nicki Minaj ka sulmuar ish të dashurin e saj përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj të “Twitter”-it.

Këngëtarja e hitit “Anaconda” ka bërë një postim për ish të dashurin e saj, në të cilin ka treguar disa të vërteta. Ky reagim ka ardhur menjëherë pasi reperi, Safaree Samuels, ka publikuar një këngë, e cila flet për marrëdhënien e tyre 12-vjeçare që përfundoi vitin e kaluar.

“Jepi fund kësaj mëshire. Vazhdo jeto jetën tënde”, ka shkruar ajo. “Unë jam e lumtur sot jo për shkak të Meek, por sepse jam një njeri i mirë. Nuk të urrej, madje do të të dua gjithmonë. Të kam falur për çdo gjë, por është koha të lëvizësh. Dhe sa për ta rikujtuar, jam shumë e dashuruar me Meek tashmë”, shkruan ajo.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel