Elbasan, zjarr në garazhin e një shtëpie; dëme materiale

13/06/2015 00:00

Një zjarr ka përfshirë garazhin e banesës së një qytetari në Elbasan, ku si pasojë janë verifikuar dëme të shumta materiale.

Sipas njoftimeve të policisë lokale, flakët kanë djegur pjesërisht një gjenerator, si dhe boksin e automateve të energjisë elektrike.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se zjarri në pronën e shtetasit me iniciale A.V, 54 vjeç, ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik.

Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit.

Top Channel