Operacioni antikorrupsion në Vlorë, arrestohet i dyshuari i tretë

13/06/2015 00:00

Policia e Vlorës, në vazhdën e operacionit të djeshëm që çoi në arrestimin për korrupsion shtetasve Robert Petoshati dhe Gjolek Xhaferraj, ka vënë në pranga një person të tretë për të njëjtën vepër penale.

Sipas burimeve zyrtare, i arrestuari është Myqerem Çela, vjeç 60, lindur në Selenicë dhe banues në Vlorë.

Arrestimi i 60-vjeçarit u krye, pasi gjatë hetimeve të vazhdueshme, ai rezulton të jetë ndërmjetësi kryesor që ka ndihmuar në shkëmbimin e parave nga Gjolek Xhaferraj për shoferin e Gjykatës së Apelit, Robert Petoshati.

Gjatë arrestimit të këtyre shtetasve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 mijë euro, 207.200 lekë dhe disa celularë.

Për hetime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë.

Top Channel