Halim Kosova, në Bërzhitë dhe Vaqarr. Prezanton planet e zhvillimit

13/06/2015 00:00

Kandidati i PD-së për Tiranën, Halim Kosova ka prezantuar paraditen e së shtunës planin e tij për rigjallërimin e zonës së Bërzhitës.

Sikurse për zonat e tjera, edhe për Bërzhitën doktor Kosova ka paraqitur si prioritet përmirësimin e pjesëve të ndryshme të infrastrukturës, që nga ajo e transportit e deri tek ajo higjienike e arsimore.

“Jam këtu para jush për t’ju deklaruar se do të  ulim taksat dhe se do bëjmë gjithçka për shtresat në nevojë. Gjithashtu, me planet e hartuara me ekspertët më të mirë mund të them se Tirana, brenda mandatit të parë, do ketë 24 orë ujë. Ne do të investojmë për përmirësimin e shërbimeve të transportit, ato të depozitimit të mbetjeve urbane, për kanalizimet e ujërave të zeza dhe ndërtimin e ujësjellësit. Do bëjmë edhe rikonstruksionin e 3 objekteve arsimore, ambjenteve sportive, si dhe instalimin e internetit në këto shkolla. Gjithashtu, janë parashikuar edhe kënde lojrash për fëmijët”, ka deklaruar Kosova.

Të njëjtat plane, kandidati i PD-së ka prezantuar edhe pak më vonë në zonën e Vaqarrit. “Do të ulim taksat për bizneset që krijojnë vende pune. Do të bëjmë të mundur furnizimin 24 orë me ujë. Do t’u kushtojmë më shumë vemendje shtresave në nevojë”, ka thënë ai.

Top Channel