Duma: Pas 21 Qershorit, Durrësi do të jetë një qytet ndryshe

13/06/2015 00:00

Pas 21 Qershorit Durrësi do të jetë një qytet ndryshe, nga ai që përmbytet apo që nuk mirëmban arkeologjinë. Kështu ka deklaruar kandidatja demokrate për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma. Ajo është takuar me banorët e lagjesn nr. 1 të qytetit.

“Këtu jemi në një zonë të bukur që kemi disa kollona e na kujtojnë qytetin por fatmirësisht dhe fatkeqësisht kemi përballë me atë që dikur ka qënë muzeu por që ky kryebashkiaku i sotëm e njeh për vetër arkeologjike. Kur i numëroi tha dy, Amfiteatrin dhe Muzeun. Ndoshta duhet ti mësojmë që muzeu nuk është vepër arkeologjike por është një ndërtesë që duhet mirëmbajtur që të mirëmbajë arkeologjinë. Qyteti përmbytet përmbytet nga shirat, kanalet dhe papastëria dhe e vetmja përgjigje që kam gjetur këto ditë për argumentimin se pse qyteti përmbytet, nuk është që qyteti nuk duhet të përmbytet por ky kryebashkiaku thotë sot se për dy orë stabilizohet gjendja. Le të lëmë se çfarë ka kaluar në 4 apo 8 vete dhe në dhjetra vite dhe të fillojmë e të ndërtojmë bashkë atë që është qyteti pas 21 Qershorit”, tha Duma.

Kandidatja e djathtë u shpreh se do të ketë një linjë të drejtëpërdrejtë të komunikimit të saj me qytetarët, duke shtuar se administrata e re nuk do të kryejë asnjë lloj presioni qytetarëve apo biznese për ta kthyer Durrësin në shembull lirie.

“Nepërmjet një numri falas tek i cili do të mund të merrni në telefon, menjëherë mesazhi dhe problematika juaj do të shkojnë drejtepërdrejtë tek zyra ime. Nuk do guxojë njeri nga stafi i Grida Dumës të ushtrojë çfarëdo lloj presioni mbi këdo qytetar apo biznes vetem se e ndjen veten se është administratë. Nëse nuk i shërben njerëzve në komunikim dhe normalitet, mbajeni mend që do bëjmë shembuj sepse këtë qytet do e kthejmë në shembull të lirisë”, tha Duma.

Ajo foli edhe për projektin e rivitalizimit të kësaj lagje ne qender të qytetit dhe në veçanti për menaxhimin e mbetjeve në qytet.

Top Channel