Fushata, Topi shoqëron Veliajn në Baldushk: Ja vizioni i ASHE

13/06/2015 00:00

I shoqëruar nga Bamir Topi, kryetari i Frymës së Re Demokratike, kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim në zonën e Baldushkut, ku ka shprehur vizionin për bashkëpunimin e tij me aleatët.

“Ata që do të jenë në ekip me mua në administratën e bashkisë, apo ata që do jenë në Këshillin Bashkiak, do të ruajnë standardin e kapitenit të FRD-së. Ne do funksionojmë si ekip me FRD-në dhe aleatët tanë kryesorë edhe në administratë, edhe në këshill”, deklaroi Veliaj.

Duke u ndalur tek projektet për këtë zonë, Veliaj ka veçuar atë të ngritjes së tre tregjeve në bashkinë e re të kryeqytetit, në mënyrë që të ketë lehtësira për fermerët.

“Që ne të kemi 3-4 tregje për të gjitha pikat hyrëse të Tiranës. Kush hyn nga Kashari ta ketë në Kashar, kush hyn nga Vaqarri, Ndroqi e Peza ta ketë hyrjen në Kombinat. Ndërsa ata që vijnë nga zona Baldushk, Bërzhitë, Farkë, Petrelë dhë Kërrabë ta kenë në Sauk ose në Lundër”, nënvizoi Veliaj.

Nga ana e tij, kreu i FRD-së, Bamir Topi u shpreh i bindur në fitoren e koalcionit Aleanca për Shqipërinë Europiane.

“FRD futet në këto zgjedhje me aleancën e madhe të ASHE, e menduar shumë mirë për këtë vendimmarrje politike dhe e bindur se kjo aleancë do të dalë fituese më 21 Qershor”, deklaroi Topi.

Top Channel