Mashtronte me konferenca jashtë shtetit, në hetim kreu i një shoqate

13/06/2015 00:00

Kryetari i një shoqate jofitimprurëse është tashëm në hetim nga policia në akzuën e mashtrimit. Sipas burimeve zyrtare, K. Rr, 24 vjeç ka mashtruar tre persona duke u marrë para për t’ i dërguar në konferenca të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.

24-vjeçari është kryetar i shoqatës “Konferenca e Modelit të Kombeve të Bashkuara për Ballkanin”.

“Ai ka mashtruar, duke u marrë para për t’i dërguar në konferenca të ndryshme brenda dhe jashtë vendit disa shtetasve”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Top Channel