Përurohet zyra e shërbimit qytetar në policinë e Durrësit

13/06/2015 00:00

Është përuruar paraditen e së shtunës në Drejtorinë e Policisë së Durrësit zyra e shërbimit për qytetarët.

I pranishëm në këtë aktivitet, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka vlerësuar rëndësinë e këtij shërbimi, i cili do të jetë në të mirë të komunitetit.

“Ky shërbim është ngritur në një kohë rekord. Tani kemi nevojë për një partneritet solid me pushtetin vendor”, ka thënë Tahiri.

Ministri ka shtuar më tej se, përmes këtyre zyrave dhe teknologjisë që po futet gjithmonë e më shumë në polici, qytetet e vendit bëhen më të sigurta.

Top Channel