Demirtas, akuza të forta ndaj qeverisë

13/06/2015 00:00

Thuajse një javë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Turqi, lideri i partisë pro kurde atje, ka gjetur pikërisht këtë moment për të lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, e cila ka qenë në funksion para datës 7 qershor.

“Askush nuk mund të udhëtojë këtu nga Siria për të hedhur dy bomba në erë, në një tubim ku unë kisha planifikuar për të folur, kjo tregon se pa u mbështetur nga shteti, një skenar i tillë nuk mund të realizohet”, tha kreu i HDP-së, Selahattin Demirtas, duke shtuar se përkrahësit e terroristëve janë brenda shtetit dhe qeverisë.

Kjo ngjarje i referohet datës 5 qershor, kur Demirtas teksa po vizitonte provincën juglindore të Dijarbakir për fushatë, tre persona u vranë në sulme me bomba.

Top Channel