Korçë, dhunojnë me mjete të forta 40-vjeçarin; arrestohen dy persona

13/06/2015 00:00

Një person ka mbetur i plagosur rëndë në orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Mollas të Korçës, pasi është goditur me mjete të forta në kokë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime të Policisë së Korçës, sipas të cilave, njoftimi për ngjarjen mbërriti në sallën operative të Kolonjës rreth orës 02:45.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, uniformat blu kanë gjetur personin e lënduar, shtetasin Oltion Nazarko, 40 vjeç, i cili për më tepër ishte në gjendje të dehur.

Ndërkohë, pas mbledhjes së dëshmive paraprake rezultoi se 40-vjeçari kishte qenë në një lokal, ku ishte konfliktuar me dy persona.

Pas verifikimit, policia ka bërë të mundur arrestimin e tyre, të identifikuar me inicialet E.R. dhe E.R., përkatësisht 38 dhe 33 vjeç, banues në fshatin Qafëzez të Kolonjës.

Nazarko është dërguar në qendrën më të afërt mjekësore për ndihmë, ndërkohë që policia ka nisur koordinimet me prokurorinë për procedimin penal të të dyshuarve.

Top Channel