Baku, autobusi përplas tre sportistet e Lojërave Europiane

13/06/2015 00:00

Një ditë para startimit të inaugurimit të Lojërave Europiane në Azerbajxhan, tre sportiste austriake u goditën nga një autobus në fshatin olimpik. Një video tregon dështimin e mjetit për të frenuar dhe përplasjen mbi tre notaret.

Dy prej sportisteve, Vanessa Sahinovic dhe Luna Pajer, u dërguan menjëherë në Vjenë me avionin personal të Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ndërsa e treta, Verena Breit, është mirë nga ana shëndetësore.

“Sahinovic u dërgua në Vjenë me fraktura në kocka, dhe është operuar gjatë gjithë natës. Ajo është dëmtuar rëndë në shpinë, në legen dhe kofshë. Aktualisht, Sahinovic është në koma artificiale, dhe do t’u nënshtrohet operacioneve të tjera në ditët e ardhshme”, thuhet në një deklaratë të Komitetit Olimpik Austriak.

Zyrtarët thonë se një prognozë e saktë për Sahinoviç do të jepet në ditët e ardhshme. Ndërsa Pajer, thjesht ka thyer një krahë dhe do të lërë spitalin pak ditë më vonë.

Top Channel