Vjedhje me vlerë 80 mijë euro, pranga 4 punonjësve të një biznesi

13/06/2015 00:00

Vjedhja e mallrave të ndryshëm në vlerën e 80 mijë eurove në një biznes fason në qytetin e Durrësit ka çuar në pranga 4 persona.

Nga specialistët e krimit ekonomik në komisariatin përkatës të qytetit bregdetar u bë ndalimi i shtetasve Françesko Haxhi, 38 vjeç, me detyrë magazinier; Sokol Stafa, 25 vjeç, me detyrë shofer; Denis Llula, 24 vjeç, me detyrë magazinier; si dhe menaxheri i këtij biznesi, Haxhi Dibrani, 48 vjeç.

Katër të ndaluarit janë me banim në Durrës dhe akuzohen se në vazhdimësi dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur mallra të ndryshëm në një biznes fason, i specializuar në rrobaqepësi, që ndodhet në Shkozet.

Sasia e mallrave të vjedhura në rrobaqepësinë, pronë e një 48-vjeçareje nga Durrësi, arrin vlerën e afro 80 mijë eurove.

Punonjësit në fjalë, në banesat e të cilëve janë gjetur një pjesë e mallrave të vjedhura, po hetohen për veprën penale të ”vjedhjes në bashkëpunim”.

Top Channel