Milo, takime në Kuçovë: Më shumë mbështetje për shtresat në nevojë

13/06/2015 00:00

Paskal Milo, gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21 Qershorit, zhvilloi një takim në Kuçovë, me anëtarët dhe simpatizantët e PDS-së.

“Tek Demokracia Sociale do të gjeni vazhdimisht një forcë politike që do të ngrejë zërin për shqetësimet dhe problemet tuaja. Ne kemi ngritur këto ditë gjatë fushatës disa prej shqetësimeve që kemi konstatuar, kemi ngritur se është e nevojshme të ketë një trajtim më të mirë për shtresat në nevojë, për njerëzit e varfër, për njerëzit e thjeshtë. Ka nevojë që mbështetja sociale të jetë më e prekshme, më konkrete”, tha Paskal Milo, kreu i PDS-së.

Top Channel