Turku: Duhet të ndërrohet pushteti

13/06/2015 00:00

Kandidati demokrat për Bashkinë e Elbasanit, Ardian Turku zhvilloi një takim me banorët e lagjes “Luigj Gurakuqi” të qytetit.

Duke folur përpara banorëve, kandidati Turku theksoi dhe njëherë faktin se ka ardhur momenti që kreu aktual i bashkisë të largohet.

“Kam dalë me zemrën plot, me mendjen top, me këshillën, por dhe ndihmën e bashkëpunëtorëve të mi të politikës për të tjetërsuar këtë lloj situate. Kjo situatë duhet tjetërsuar. Uji është qelbur dhe uji duhet të ndërrohet në bashkinë dhe në qytetin e Elbasanit. Kjo histori duhet të marrë fund”, tha Turku.

Top Channel