Frrokaj, në Lezhë: Fund përmbytjes së tokave

13/06/2015 00:00

Do t’u japim fund përmbytjeve në tokat bujqësore dhe së bashku do të zgjidhim mjaft probleme që kanë zonat rurale. Ky ka qenë premtimi i kandidatit të djathtë për Bashkinë e Lezhës, Fran Frrokaj gjatë bashkëbisedimet me banorët e lagjes “Mylte” në zonën e Rilës.

Për të realizuar programin e tij, Frrokaj ka bërë të ditur se do të përzgjedhë një staf, i cili do të jetë tërësisht në shërbim të komunitetit.

“Një nga prioritetet e mia do të jetë përmirësimi i sistemit kundër përmbytjes, që do të jetë një fillim i mbarë i punimit të tokave nga ana juaj dhe rritjes ekonomike tuaj në mënyrë që të gëzoni dhe ju frytet e punës tuaj, dhe të mos bëheni të tillë që çdo vit të mbillni dhe të mos korrni”, tha Frrokaj.

Top Channel