Vendoset obelisku “Kuqezi” në Kavajë

13/06/2015 00:00

Në qendër të qytetit të Kavajës është vendosur obelisku i ri, i cili do të simbolizojë kombin shqiptar me ngjyrat kuq e zi.

Ky obelisk do të përurohet më 19 qershor, së bashku me sheshin e përfunduar të Kavajës. Obelisku zëvendësoi monumentin e demokracisë i njohur si monumenti i “Dy gishtave”, heqja e të cilit shkaktoi protesta të opozitës në qytet.

Obelisku kuqezi është realizuar nga skulptori, Ilirian Xhixha dhe është konceptuar si një simbol i energjisë së të gjithë popullit, që shpërthen në zemër të Shqipërisë, në Kavajë.

Sipas autorit, është një energji që lind nga toka dhe shpërthen drejt qiellit duke u materializuar në formë dinamike dhe me ngjyrat e kombit.

Top Channel