Zhgënjimi, “Wall Street” nuk ka më besim tek republikanët

13/06/2015 00:00

Kur bëhet fjalë për financimin e Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , “Wall Street” është sponsori kryesor për kandidatët e tyre.

Donatorët që janë pjesë e qendrës më të madhe ekonomike të botës, shpeshherë bëjnë edhe kompromise të mëdha duke lënë mënjane pikëpamjet e tyre liberale shoqërore, vetëm që të mbështesin republikanët për shkak të politikave fiskale që paraqet kjo forcë politike.

Por mesa duket këtë herë biznesmenët e “Wall Street” janë të lodhur dhe të zhgënjyer nga rezultatet e republikanëve. Kjo pasi sipas donatorëve, republikanët janë shumë konservativë në idetë e tyre, dhe kanë koncepte të ngurtësuara shoqërore.

Sipas sondazheve, në Amerikë është rritur përqindja e votuesve të rinj në moshë, të cilët nuk janë aspak dakort me idetë që republikanët trumpetojnë, dhe kjo mund të përkthehet në humbje të pastër votash për këtë drejtim politik.

Madje nje kerkim i thelluar  i koheve te fundit i “Pew Research Center” rezultoi se konservatoret republikane jane grupi i vetem ne Amerike te cilet kanë humbur popullaritetin për shkak të mospranimit te komunitetit homoseksual në vend.

Por kjo nuk është gjëja që “Wall Street” do të shohë. Pritshmëritë e qendrës ekonomike më të madhe botërore janë shumë herë më të larta për krahun republikan.

Në rast se kjo parti do të humbë zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 përballë demokratëve, atëherë “Wall Street” do të humbë një investim që arrin vlerën e 35 milionë dollarëve për kandidatët e Partisë Republikane.

Top Channel