ASHE dënon incidentin në Kukës. Akuzojnë Flamur Nokën për dhunën ndaj kandidatit Halilaj

14/06/2015 00:00

Aleanca për Shqipërinë Europiane në Kukës denoncoi një incident që ndodhi rreth orës 19:00 gjatë takimit me elektoratin të kandidatit të saj në fshatin Shtiqën.

Kryetarët e LSI-së dhe PS-së, Qemal Elezi dhe Ylber Duraku, në një konferencë për shtyp deklaruan se, tentativa për prishjen e takimit elektoral ishte veprim i porositur nga stafi i kandidatit të PD-së, Bashkim Shehu dhe deputeti Flamur Noka.

Ata i bënë thirrje deputetit demokrat të qetësojë elektoratin e tij. Ndërsa kërkuan që ligji të veprojë me forcë ndaj këtij personi që tentoi të godiste me aparatin celular kandidatin e ASHE-së, Hasan Halilaj.

Top Channel