IKMT-ja do të shembë një objekt 4-katësh në Berat

14/06/2015 00:00

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka bërë të ditur se do të shembë me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Beratit.

Mësohet se specialistët kanë nisur prej dy ditësh hapjen e 350 vrimave në objekt për vënien e eksplozivit.

Objekti 4-katësh që do të shembet ndodhet në lagjen e vjetër të Mangalemit, pranë lumit Osum.

Top Channel