Halim Kosova, në Kashar: Do të jem në shërbim të 1 milion banorëve të Tiranës

14/06/2015 00:00

Kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, gjatë prezantimit të programit të tij për Kasharin, nënvizoi se ai nuk bën dallime mes qytetarëve dhe se do i shërbejë njësoj 1 milion banorëve të kryeqytetit.

“Nuk do të jem politikan, por një menaxher i qytetit të Tiranës dhe komunave. Këto që unë premtoj, janë vetëm fillimi i punës në krye të bashkisë”, tha Kosova.

Kandidati i Partisë Demokratike përsëriti se do i qëndrojë gjithmonë afër qytetarëve, duke i zgjidhur çdo problem që kanë: “Mungesa e komunikimit ka kosto dhe kjo rëndon mbi qytetarët. Ne nuk do të largohemi nga problemet tuaja, në çdo orë të ditës”.

“Kurrë nuk kam bërë dallime mes qytetarëve. Do të jem në shërbim të 1 milion banorëve të Tiranës. Të gjithë meritojnë kushte të barabarta. Jam i bindur që këto zgjedhje do të jenë historike, pasi populli i Tiranës do të votojë unanimisht ndershmërinë”, deklaroi Kosova.

Top Channel