Vjedhja e energjisë elektrike, arrestohen 3 persona

14/06/2015 00:00

Policia e Shtetit dhe OSHEE-ja kanë njoftuar se, gjatë javës së kaluar janë evidentuar 14 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, janë arrestuar 3 persona dhe janë shpallur në kërkim 7 të tjerë.

Po gjatë kësaj jave, janë ndërprerë 1088 lidhje të abonentëve debitorë dhe 14 lidhje të paligjshme.

Policia e Shtetit dhe OSHEE nënvizojnë se janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme.

Top Channel