Duma: Do më keni mbrojtësin kryesor të pronës dhe legalizimeve

14/06/2015 00:00

Kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, shpalosi programin e saj në zonën e ish-Kënetës. Duma tha se si kryebashkiake do të jetë mbrojtësja e pronave të banorëve, ndërsa u shpreh se plani i saj integron të gjitha ndërtimet.

Duma shtoi se brenda një viti e 8 muajsh do të zgjidhet çështja e kanaleve dhe do të zgjidhet përfundimisht furnizimi me ujë të pijshëm. Po ashtu, Duma tha se do t’i shpallet luftë papunësisë për të pasur së paku një person nga çdo familje të punësuar.

“Papunësisë do i bëjmë luftë frontale. Një person në çdo familje do të jetë i punësuar. Ky do të jetë rezultati absolut pas katër viteve mandat. Kushdo i ri që hap një biznes të ri dhe punëson dy veta, ka taksa zero për 3 vite dhe çdo kompani që punëson mbi 10 të rinj do të ketë subvencion të paketës sigururuese nga ne”, tha Duma.

Top Channel