Kendall dhe Gigi, mike të ngushta

14/06/2015 00:00

Kendall Jenner dhe Gigi Hadid vazhdojnë të jenë mike shumë të ngushta. Modelet kanë drekuar së bashku të shtunën, ndërsa kanë dëshmuar edhe njëherë se janë të pandashme.

Ato nuk kanë ngurruar që të përqafojnë njëra-tjerën në publik, dhe të qeshin me zë të lartë. Gjithashtu, falë shijeve të tyre, Jenner dhe Hadid ishin në nivel edhe sa i përket veshjeve të tyre.

19-vjeçarja Jenner kishe zbuluar pak këmbët, për shkak të fustanit të saj, ndërsa Hadid kishte veshur një palë pantollona të gjatë. Modelet gjithashtu kishin vizituar një dyqan për kafshë.

Motra e Kim Kardashian raportohet të jetë ende beqare, pavarësisht thashethemeve që e lidhin atë me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton. Ndërsa kanë qarkulluar fjalë edhe për një lidhje të mundshme me Justin Bieber.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel