Beteja e shqiponjave për ushqimin

14/06/2015 00:00

Phoo Chan, një 50-vjeçar nga Malajzia, u bë dëshmitar i një beteje të ashpër mes dy shqiponjave gjatë një vizite në Uashington. Për fatin e tij të mirë, ai kishte me vete aparatin forografik, përmes të cilit ai u ka treguar të gjithëve atë çfarë ka parë.

Shqiponjat amerikane, që vlerësohet se arrijnë deri në 2.5 metra gjerësi kur hapin krahët, po luftonin për ushqimin, që në këtë rast ishte peshku. Këto shqiponja, njihen si shqiponja amerikane për shkak se janë simbol i SHBA-ve.

Në fund të shekullit të 20, këto shqiponja rrezikonin të zhdukeshin, por me kalimin e viteve dhe falë politikave shtetërore amerikane, ato u shtuan sërish. Në vitin 1995, këto shqiponja u hoqën nga lista e kafshëve të rrezikuara, ndërsa në 2007-ën nga lista e specieve të kërcënuara.

Këto shqiponja preferojnë peshkun, por ushqehen edhe me specie të tjera të vogla, siç janë lepujt, ketrat apo urithët.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel