Dako, në zonën e ish-Kënetës: Rrugë dhe kanalizime

14/06/2015 00:00

Vangjush Dako, kandidat i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Durrësit, është ndalur në zonën e ish-Kënetës ku ka zhvilluar një takim me banorët e saj.

Dako ka kërkuar mbështetjen e banorëve për një mandat tjetër në mënyrë që, siç u shpreh ai, të vazhdojë ndryshimin që ka nisur për qytetin. Dako ka deklaruar se, “në zonën e ish-Kënetës nis puna për mbylljen e dy kanaleve të hapura si dhe ndërtimin e rrugëve sipër tyre”. Gjithashtu, përveç 10 rrugëve që janë ndërtuar gjatë vitit të fundit, bashkia ka planifikuar ndërtimin e disa rrugëve të tjera.
 
“Me Qeverinë ‘Rama’, vetëm në një vit, kemi përfituar 4 milionë dollarë vetëm për zonën tuaj për rrugë, çerdhe dhe shkolla, por të tjera fonde do na vijnë nga Qeveria për shumë projekte të tjera”,  tha më tej kryebashkiaku i qytetit bregdetar.

Top Channel