Mediu, në Burrel: Shqiptarët tani janë më të varfër

14/06/2015 00:00

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është pritur nga banorët e Burrelit në një takim elektoral ku shoqërohej nga kandidati i APPD për këtë bashki.

Mediu u ka kujtuar banorëve të kësaj zone se gjatë dy viteve të qeverisjes së majtë janë varfëruar më shumë dhe që janë detyruar t’i drejtohen eksodit për në vendet e BE-së.

Kryerepublikani Mediu tha se, “21 Qershori duhet të jetë dita që ndëshkon ata që i varfëruan më shumë”.

“Dy vjet në pushtet qeverisin socialistët, a janë ata më mirë? Absolutisht jo. A kemi sot mundësi punësimi? Mendoj që jo. Por a jemi me një varfëri shumë më të madhe? Për fatin e keq shqiptarët i janë kthyer eksodit drejt vendeve të BE-së. Ne duhet  të shkojmë më 21 Qershor me bindjen që do t’i themi ‘Jo’ varfërisë! T’i themi ‘Jo’ papunësisë, por njëkohësisht me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin t’i themi ‘Po’ të ardhmes së fëmijëve tanë, të prindërve, të ardhmes së Matit dhe të gjithë Shqipërisë”, tha Mediu.

Top Channel