Deromemaj: Jo punë për fushatë, por projekte afatgjata

14/06/2015 00:00

Kandidati i opozitës në Vlorë,  Genc Deromemaj shpalosi prioritetet për zonën e ish-komunës së Novoselës, nga infrastruktura te ndihmat sociale, nga bujqëisa te strehimi, nga arsimi te shëndetësia, duke u kërkuar këtyre banorëve votën për të ndryshuar.

Ai prezantoi programin edhe për Rajonin nr. 3  duke thënë se infrastruktura do të jetë prioritet i 100 ditëve të para.

“Ne nuk do të bëjmë punë sa për fushatë. Ne do të bëjmë projekte të plota me çdo element që përkon me një rrugë me standarde”, tha Deromemaj.

Në takimet në fshatrat Babiocë, Alikokë dhe Trevllazër, Deromemaj prezantoi projektet konkrete, të cilat sipas tij, do të japin zgjidhje problematikave që ka çdo zonë e bashkisë së re të Vlorës.

Top Channel