Rita Ora, pa grim në Londër

14/06/2015 00:00

Ajo është njëra nga 24-vjeçaret më të angazhuara në botë, çdo ditë duke u rritur profesionalisht në muzikë, por vazhdon të jetë e zënë me televizion, por edhe me punë të tjera.

Prandaj, nuk është befasi që Rita Ora ndonjëherë duket lodhur, sidomos në ditët kur nuk vë as grim. Këngëtarja është parë në kryeqytetin britanik, ku në sytë e saj dallohej lodhja.

Ora ka qenë e vetme, pa të dashurin Ricky Hill, me të cilin ka kaluar shumë kohë këtë javë. Ajo kishte një bluzë të grisur, ndërsa kishte vënë edhe një kapele.

Kohët e fundit nuk kemi rastisur të shohim Ritën në këtë mënyrë, pasi në disa prej eventeve më të mëdha në botë, është shfaqur shumë elegante, me fustane të gjatë, flokë të rregulluar dhe, sigurisht, me grim.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel