Elbasan, Sejdini: Përmirësimi i infrastrukturës

14/06/2015 00:00

Në vijim të fushatës kandidati i ASHE-së në Elbasan, Qazim Sejdini është ndalur me banorët e lagjes “Kala”.

I cilësuar si një nga takimet më të mëdha elektorale në këtë fushatë Sejdini pasi ka bërë një përmbledhje të punëve kryesore të realizuara gjatë tetë viteve si kryetar bashkie për lagjen “Kala”, ka folur edhe për prioritetet, synimet dhe projektet, që ka për 4-vjeçarin e ardhshëm.

Duke e vënë theksin pikë së pari tek punësimi, Sejdini ndër të tjera ka premtuar banorët e kësaj lagjeje se do të bëj të mundur edhe rikosntruksionin e dy rrugëve në lagjen “Kala”.

Top Channel