Elbasan, Turku: Është rritur papunësia

14/06/2015 00:00

Kandidati i Partisë Demokratike në Elbasan Ardjan Turku,  zhvilloi një takim me banorë të lagjes “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit.

Kjo lagje, është ndër më të prekurat nga problemet sociale, ku papunësia është në një shkallë edhe më të madhe se në zonat e tjera.

“Shumica e familjeve kanë qenë me ndihmë ekonomike, vjen qeveria dhe pret gjoja në emër të një reforme, apo projekti pilot për Elbasanin, gjysmat e familjeve në ndihmë ekonomike. Para vitit të ri, vitin e kaluar, nga 4200 familje në ndihmë ekonomike që ka pasur Elbasani, 2000 u shkurtuan menjëherë dhe besoj ka edhe nga ju që jeni këtu që keni dalë jashtë skemës së ndihmës ekonomike. Ishin 7000 familje në Elbasan, në kohën kur unë kam qenë kryetar bashkie me ndihmë ekonomike. Tashmë kanë zbritur në 2200”, tha Turku.

Top Channel